Lirohet ish-prokurori Haxhiu Giu - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ish-prokurori Haxhi Giu i dënuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, përfitoi nga amnistia dhe u lirua mëngjesin e kësaj të shtune nga burgu i Peqinit. Ish-prokurori është vetëm një mes 731 të dënuarve të tjerë që përfituan nga ligji ndërsa në dalje nuk preferoi të komentonte. Por vetëm pak minuta pas lirimit, Giu u rikthye në zyrën juridike të institucionit për shkak të një keqkuptimi në përllogaritjen e ditëve dhe përfitimit të amnistisë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ish-prokurori përfitoi nga ligji dhe rikthimi në zyrën juridike ishte vetëm për procedure. Në maj të vitit 2016, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurorin e Krujës. Giu u arrestua në dhjetor të vitit 2015 me akuzën se kishte marrë ryshfet 29 mijë euro, për të ndryshuar akuzën penale ndaj një personi. Në burgun e Shënkollit lanë qelitë 117 të dënuar. Numrin më të lartë të atyre që përfituan nga amnistia e kishte burgu i Fierit me 152 të dënuar që u liruan. Në Burgun e Fushë Krujës dhe atë të Burrelit u liruan 48 të dënuar, ndërsa në Drenovë të Korçës 55 të tjerë. Ata qe përfituan nga amnistia kane qene te dënuar për vepra te ndryshme penale.

Share This Video


Download

  
Report form