Report TV - U lirua nga Amnistia,Gjykata e Lartë rrëzon padinë e Thimos për Ikonat

Report TV 2017-03-31

Views 0

U lirua një ditë më parë nga burgu pasi përfitoi nga amnistia, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën për rikthimin e veprave të artit mes tyre dhe ikonat ish koleksionistit Gjergji Thimo.

Gjergji Thimo u prangos në vitin 2013 sëbashku me Arben Spahon në vitin 2013 ndërsa pas një procesi gjyqësorë me gjykim të shkurtuar ai u dënua me 4 vite e 8 muaj burgim.

Siç dhe shini në këtë faksimile më 27 nëntor 2015 Gjergji Thimo depozitoi padinë në Gjykatën e Lartë ku me anë të një rekursi kërkoi prishjen e dënimit dhe rikthimin e veprave të artit sekuestruar gjatë operacionit IKONA.

Thimo pretendoi në padi se veprat që u sekuestruan në banesën e tij nuk ishin të vjedhura dhe ai nuk kishte qëllime trafikimi por vetëm ruajtje me anë të koleksionimit.
Këto pretendime janë rrëzuar nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në dhomë këshillimi ku më 15 dhjetor ata kanë vendosur të lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe atë të apelit.

Share This Video


Download

  
Report form