Report TV - 1 mld lekë aksione me kursimet hetohet pasuria e deputetit Peza

Report TV 2017-03-31

Views 1

TIRANE-Pasuria e ish-gazetarit, sot deputet i Partisë Socialiste, Alfred Peza do të jetë subjekt hetimi nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, (ILDKPKI).

Zyrtarisht ILDKPKI, fillon kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Z. Alfred Peza.
Inspektori i Përgjithshëm ka kërkuar kryerjen e një hetimi tërësor brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme.

Këto hapa vijnë nisur nga njoftimet e mediave në lidhje me blerjen e aksioneve në bankën Credins nga bashkëshortja e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Alfred Peza, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë, Inspektori i Përgjithshëm.

Kontrolli bëhet bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 ?Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë?, i ndryshuar dhe ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, ?Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike?, i ndryshuar, ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të subjektit Alfred Peza.

Share This Video


Download

  
Report form