Universiteti i Tiranës ka publikuar kriteret me të cilët maturantët duhet të përllogarisin pikët e tyre para se të aplikojnë për të vazhduar studimet.
Mynyr Koni, rektori i Universitetit të Tiranës ka publikuar sot kriteret që maturantët duhet të plotësojnë, si edhe ndryshimet që janë bërë. Risi e këtij viti ka qenë mesatarja e thjeshtë aritmetike e tre viteve, ku më pas shoqërohet nga mesatarja e gruplëndëve specifike sipas programeve të studimeve të fakulteteve. Pjesë e vlerësimit është edhe mesatarja e provimeve të maturës shtetërore.
Fakulteti i Shkencave të Natyrës në bazë të vlerësimit do të ketë 50% nga mesatarja e përgjithshme e studimeve, e cila ndahet ne 2 komponentë, 25% nga mesatarja e përgjithshme dhe 25 % mes mesatarja e maturës shtetërore.
Për sa i përket përgjigjeve të provimeve dhe përllogaritjeve që maturantët do të marrin, varet nga udhëzimi që do të nxjerrë Ministria e arsimit.