Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Temperaturat e ulëta dhe mungesa e energjisë elektrike kanë detyruar 3 shkolla 9-vjeçare në kryeqytet të shkurtojnë orët e mësimit, ndërsa vetë nxënësit dhe prindërit pranojnë se sistemi i ngrohjes nuk funksionon.
Tre prej shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit, dy në zonën e Shkozës dhe ajo ?Emin Duraku? kanë shkurtuar orët e mësimit si pasojë e mungesës së energjisë elektrike dhe mosfunksionimit të sistemit të ngrohjes.
Sipas Drejtorisë Arsimore të Tiranës në kushte të tilla të të ftohtit është parë e arsyeshme të shkurtohen orët e mësimit.
Edhe në shkolla të tjera 9-vjeçare, vetë nxënësit pohojnë për Ora News se nuk funksionojnë sistemet e ngrohjes dhe se janë detyruar të qëndrojnë me xhupa në klasë.
Pavarësisht sigurisë që japin institucionet shtetërore për ngrohjen në shkolla, komentet në rrjetet sociale tregojnë se prindërit kanë ankesa për një numër të lartë të shkollave në të cilat mungon sistemi i ngrohjes ose ai nuk funksionon.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mungon-ngrohja-3-shkolla-ne-kryeqytet-shkurtojne-oret-e-mesimit/