Report TV - Mbyllet aplikimi, 14 kandidatët për postin e Avokatit të Popullit

Report TV 2017-03-31

Views 0

Deri në afatin e fundit për dorëzimin e kandidaturave pranë Kuvendit për Avokatin e Popullit janë drejtuar me kërkesë 14 personalitete të ndryshëm.

Burime për Report tv konfirmojnë se kanë aplikuar për këtë post, përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Genci Gjoncaj, ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi e cila e mbylli mandatin në KQZ në muajin tetor e tashmë garon për këtë post.

Për një mandat të dytë ka aplikuar edhe avokati në detyre Igli Totozani, po ashtu Altin Goxhaj.

Ndërkaq kanë përcjellë interesin e tyre pranë Kuvendit edhe Drejtoresha e Kabinetit të Avokatit të Popullit Mimoza Gjika, Zhaklina Peto, pedagoge e Juridikut, Holta Aliaj, këshilltare e Sokol Berberit, Adrian licaj, Jordan Daci, Erinda Bllaca Ndroqi, Suzana Pasho Hoti, Denar Veshi, Gëzim Gjana dhe Anton Lleshaj, ky i fundit kandidoi edhe për kryetar KQZ.

Në fund të dhjetorit 2016 me datën 28, Komisioni i Ligjeve vendosi që të rihapë procesin e aplikimeve për Avokatin e Popullit për një periudhë 20-ditore.

Share This Video


Download

  
Report form