Ora News – SHBA mbështet reformën në drejtësi, do monitorojë BH dhe SPAK

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë vizitës së tij në Washington DC, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Ambasadorin William Brownfield.
Ndihmës Sekretari Brownfield vlerësoi miratimin e reformës kushtetuese në drejtësi me konsensus të gjerë si hap që shtron rrugën për një implementim të shpejtë dhe efikas të saj.
Brownfield vlerësoi lart rolin e Kryetarit Meta për kontributin e tij të drejtpërdrejtë në këtë arritje madhore për Shqipërinë. Ai konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së administratës amerikane në fazën delikatë të zbatimit të reformës për një proces të besueshëm dhe të qëndrueshëm.
Brownfield: ?Në përfundim të këtij takimi me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Meta më duhet të them se Departamenti i Shtetit, veçanërisht zyra e forcimit të ligjit, ndjehet shumë krenare për bashkëpunimin midis dy qeverive tona, duke mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri, miratimin e ligjeve të reja apo reforma kushtetuese. Dhe ne presim bashkëpunim të mëtejshëm edhe në fazën e implementimit të reformave, në mënyrë që të mund të punojmë së bashku edhe në vazhdim për të siguruar institucione të forta, që janë të afta të garantojnë demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin për popullin shqiptar?.
Ambasadori Brownfield shprehu kënaqësinë për hapat e kryera në reformën në drejtësi nga që nga takimi i fundit me z. Meta, në qershor të vitit të kaluar.
Gjatë takimit u konfirmua mbështetja për implementimin e Byrosë së Hetimit dhe SPAK-u dhe gatishmëria e SHBA-së për të monitoruar nga afër këtë proces.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-pritet-nga-ndihmessekretari-i-shtetit-amerikan-william-brownfield/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS