Ora News – Ndriçim për “Kthesën e Kamzës”, Veliaj: Hyrja dinjitoze e Tiranës

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës nis investimin për ndriçimin rrugës dhe urbanizimin e segmentit të mbikalimit të Kamzës. Ky aks prej më shumë se 2 km ka patur një problematikë të mbartur prej 15 viteve. Veliaj tha se investimi do ta bëj hyrjen e Tiranës me dinjitoze dhe iu përgjigj akuzave të PD se punë dhe jo fjalët të çojnë drejt zhvillimit.
Pika hyrëse-dalëse e Tiranë, aksi nacional nga kthehesa e Kamzës që të lidh me veriun e vendit po i nënshtohet një investim në total për ndriçim, trotuare, barriera anësore metalike për të minimizuar pasojat e aksidentit. Bashkia e Tiranës ka nisur me këtë ndëryje pas shqetësimeve të ngritura nga banorët përgjatë një afati kohor prej 15 vjetësh. Pasi ka inspektuar këtë ndërhyje në Tiranën e madhe, Veliaj u shpreh se investimet ndikojnë ndjshëm në urbanizimin dhe zhvillimin e zonës.
Veliaj: ?Zona do të ketë 115 shtylla, 210 ndriçues, 3 km urbanizim me sinjalistikë, me kanale të ujërave të zeza, me infrastrukturën e nevojshme për këmbësorët, do të kthejmë disa ishuj si ky ku jemi, në mini-parqe të vogla për komunitetin, për të moshuarit që duan të pushojnë apo fëmijët që duan të luajnë dhe unë besoj që deri në 18 qershor, por dhe përtej, do tregojmë siç kemi treguar këtë vit, që vetëm puna dhe jo fjalët janë ato që na çojnë përpara. Ndaj, i them të gjithë kolegëve forca, me shumë energji të reja për të bërë Tiranën e ëndrrave tona çdo ditë nga pak?
Inevstimi zgjidh problematikën e ndriçimit, shkak për një numër të lartë aksiendetesh në këtë aks, ndërsa edhe në aspektin estetik, kjo do të jetë një hyrje dinjitoze, sipas Veliajt, ashtu siç e meriton metropoli.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-nis-investimet-tek-mbikalimi-i-kamzes/

Share This Video


Download

  
Report form