Aldo Terrusi në kërkim të eshtrave të babait

RTV KLAN 2017-03-31

Views 3

Një lutje ka italiani Aldo Terrusi në adresë të institucioneve shqiptare. Të ndërhyjnë për të nxjerrë eshtrat e të atit, Renatos, nga nëntoka e burgut të Spaçit në Burrel. Pas më shumë se dy dekadash mbledhje dëshmish, fotografish, dokumenteve origjinale të procesit dhe identifikimit të zonës së mundshme të varrosjes se të atit, Aldo, kërkon vetëm që të kryhet procesi i verifikimit.

"Im atë sipas dëshmisë së varrmihësit të tij, Petrit Velaj, është varrosur pranë pemës së qershisë, e ndodhur në një fushë e madhe sa një futbolli. Ajo është e rrethuar si të ishte një territor ushtarak dhe nuk mund të shkojë njeri. Nuk mund të pretendosh që dikush të shkojë aty me lopatë e të gërmojë për të kërkuar babanë. Vetëm institucionet mund të japin leje që të futesh dhe ta verifikosh".

Për Aldon, babai i të cilit u përndoq, u burgos dhe u torturua deri në vdekje nga regjimi i Enver Hoxhës, historia po përsëritet.

Personat nga një legjislaturë në tjetrën nuk i lejnë as informacion njëri tjetrit. Të gjitha të dhënat që ia kam dhënë njërit duhet t?ia jap edhe pasardhësit të tij. Gjithçka nis nga fillimi sepse sa here kthehem gjej një të punësuar të ri. Ajo që ndodhi 50 vite më parë tani po përsëritet, në një mënyrë tjetër pak me të edukuar por është e njëjta gjë.

Apeli i Terrusit u bë gjatë ri-prezantimit të librit të shkruar nga ai vetë me titullin ?Brenga ime shqiptare?.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form