Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre shtetas, midis të cilëve edhe një punonjës policie janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe kalimit të paligjshëm të kufirit në drejtim të Greqisë.
Në pranga përfunduan, Lefter Bardho, 47 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në PKK Kapshticë, për akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës?, si dhe shtetasit Marsel Miço, 38 vjeç, Ilia Çipi, 46 vjeç, banues në Korçë, mbi dyshimet për kryerjen e veprave penale të ?Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve? dhe të ?Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/goditet-grupi-i-falsifikatoreve-ne-kapshtice-pranga-policit-e-2-te-tjereve/