Moisiu pro ligjit të mbetjeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kohën kur kuvendi pritet të marrë në shqyrtim dekretin e presidentit për kthimin e ligjit të mbetjeve, ish-presidenti Alfred Moisiu shprehet pro importit. Për ish-kreun e shtetit, ka ardhur koha që të besohet më shumë në institucionet shtetërore dhe se ligji i qeverisë është i detajuara qartë se cfare lloj mbetesh do të importohen, duke shmangur abuzimet. Të pranishëm në një debat me shoqërinë civile, ekspertë të fushës debatuan mbi importin e mbetjeve, ligj ky i cili është kthyer në më të kundërshtueshmin politikisht, por edhe publikisht. Përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë të jenë mosbesues në kontrollin që do të kryhet në doganë. Ka disa muaj që Presidenti i Republikës ka kthyer për rishqyrtim këtë ligj. Por ende mazhoranca nuk e ka përfshirë në kalendarin e punimeve të kuvendit, pasi ka edhe rezistencë nga partitë politike në koalicion.

Share This Video


Download

  
Report form