http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mosrespektimi i vijave të bardha dhe sinjalistikës rrugore nga jo vetëm nga drejtuesit e mjeteve, por edhe nga këmbësoret, mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në rruge. Një këmbësore, ka humbur jetën mëngjesin e martës në kryeqytet, pasi është përplasur nga mjeti tip ?Nisan?, teksa ajo tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:25 tek bulevardi ?Gjergj Fishta?, në afërsi të urës tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re. Sipas policisë, e moshuara ka qenë shumë pranë vijave të bardha dhe semaforit. Përplasja ka qenë fatale për 75-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë menjëherë. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit një 23-vjeçar.