Një ekspozitë me tema sociale si paragjykimet me të cilat grupet LGBT përballen në Shqipëri, pasioni i fëmijëve të verbër për artin, mospërkrahja e të moshuarve, duhani si një rrezik për shëndetin dhe shoqërinë, e të tjera është çelur nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Pjesëmarrësve iu dha mundësia të zhvillonin njohuritë mbi fotografinë. Si detyrë për projektin pjesëmarrësit punuan mbi një etyd fotografik që sjell mesazhe prekëse për të pranishmit.