http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjashtë vjet nga përmbytjet e vitit 2010-2011, banorët e Shkodrës pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer plotësisht. Në mungesë të gjetjes së një zgjidhje nga shteti, këta banorë kanë nisur grevën e urisë. Ata kane tentuar të futen në ambientet e prefekturës, por nuk janë lejuar nga policia, e cila kishte rrethuar godinën që në mëngjes herët. Për këtë arsye, 30 banorë kanë ngritur çadrat në pedonalen e Shkodrës. Ata thonë se për dëmshpërblimin kanë edhe një vendim të ish-qeverisë Berisha. Prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, i ka këshilluar grevistet që çështjen ta ndjekin në rrugë ligjore. Nga përmbytjet e gjashte viteve me pare, vetëm në zonën e Nënshkodrës u preken mijëra familje.