Ora News –Dade: Koalicioni PS-LSI të vazhdojë, kujdes me deputetët e rinj

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja socialiste, Arta Dade e ftuar në Tonight Ilva Tare thotë se shpreson që me zgjedhjen e deputetëve të rinj, Partia Socialiste të jetë e kujdesshme ndryshe nga se ka ndodhur në vitin 2013. Sipas saj, koalicioni me LSI-në duhet të vazhdojë pasi ka qenë i suksesshëm. Dade shprehet me rezerva kundër koalicionit PS-së me PDIU-në.
Pjesë nga intervista:
Dade: Partitë në Shqipëri janë gjithë kohës në fushatë. Në zonën time elektorale kam qenë në fushatë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Ende nuk ka projekte lidhur me listat. Shpresoj fuqishëm që ato gabime që u bënë në 2013 të mos përsëriten. Fakti që zhvillimet e fundit e kanë bërë grupin parlamentar të PS, madje edhe në zbatueshmërinë e ligjit të dekriminalizimit duhet të jetë një përvojë që nuk duhet përsëritur. Nëse do të punohet edhe përmes strukturave të Partisë, do t?i japim vendit një grup parlamentar që i përgjigjet sfidave të vendit. Po të jetë vullneti pozitiv që realisht të sjellësh në Parlament njerëz që i japin vlerë Parlamentin. Uroj t?i japim vendit një Parlament siç e meritojnë shqiptarët.
-A ja keni thënë kryetarit të partisë?
Dade: Çdo njeri i mençur dhe në kuadër të asaj çka ka ndodhur janë mundësi për zgjedhur një grup pozitiv parlamentar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dade-koalicioni-ps-lsi-te-vazhdoje-kujdes-me-deputetet-e-rinj/

Share This Video


Download

  
Report form