Report TV - Tiranë, kapet 1 kg kokainë me vlerë 100 mijë €, dy në pranga

Report TV 2017-04-01

Views 4

TIRANE- Po prisnin klientët për të këmbyer 1 kg kokainë me para në qendër të kryeqytetit në rrugën ?Vllazën Huta?, prangosen në flagrancë dy trafikantë si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Prej disa javësh policia e Tiranës në rrugë operative kishte marrë informacion për shtetasit Gjergji Gjinaj dhe Ismail Allushi se pas dënimeve të mëparshme ishin rikthyer aktivitetit të paligjshëm të trafikut.

Nën operacionin e koduar ?January? agjentët e antidrogës kanë ndërhyrë mbrëmjen e djeshme ku fillimisht është ndaluar Allushi si personi që siguronte drogën, kokainë dhe heroinë e më pas Gjinajn.

Ky operacion nuk ka mundur të prangosë të tre trafikantët pasi 41 vjecari A.K ka mundur të largohet duke çarë rrethimin e policisë.

Tashmë ai është identifikuar dhe blutë kanë bllokuar të dhënat e tij në sistemin TIMS për të mos e lejuar të largohet jashtë vendit.

Veç drogës të dyshuarve i janë sekuestruar dy automjete, 6750 euro 12 aparate celularë, dhe një armë pushkë sportive.

Share This Video


Download

  
Report form