Report TV - KED, hidhet shorti me gogla në Kuvend, ja 9 emrat që fituan

Report TV 2017-04-01

Views 2

TIRANË-Konstituohet organi i parë i Reformës në Drejtësi. Këshilli Emërimeve në Drejtësi, (KED) një strukturë e cila futi shpesh në sherr PD-në e PS-në gjatë hartimit të platformës ka tashmë 9 anëtarët e tij.

Ndër to dhe Besnik Imeraj, gjyqtari i Kushtetuese që votoi kundër ligjit të Vetting-ut. Edhe pse me mandate të përfunduar në Kushtetuese pjesë e KED-së për këtë vit do të jetë dhe Vladimir Kristo.

Hedhja e shortit u drejtua nga kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.

9 emrat fitues

1- Vladimir Kristo nga Gjykata Kushtetuese

2- Besnik Imeraj nga Gjykata Kushtetuese

3- Mirela Fana nga Gjykata e Lartë

4- Rovena Gashi nga Prokuroria e Pergjithshme

5 -Brikena Ukperaj, Lubonja nga Gjykata e Apelit

6- Ervin Metalla nga Gjykata e Apelit

7- Gentian Trenova nga zyrat e prokurorisë pranë Gjyaktave të Apelit

8- Fatjona Mencaj nga zyrat e prokurorisë pranë Gjyaktave të Apelit

9- Kastriot Selita nga Gjykata Administrative.

Share This Video


Download

  
Report form