Përçahet qeveria, Ministri i LSI: Kundër koalicionit me PS

RTV KLAN 2017-04-01

Views 1

Qeveria e majtë ka marrë një krisje të fortë mbrëmjen e së premtes, pasi Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në një intervistë për Ora News ka bërë akuza të rënda ndaj kolegëve të tij në qeveri dhe mënyrën se si funksionon koalicioni. Ai ka shprehur për herë të parë publikisht, kritika për kolegun e tij, Ministrin e Brendshëm dhe luftën ndaj kanabisit, që sipas tij, tashmë është fenomen kombëtar.

Sipas Kokës, eksponetetë të lartë të policisë janë të lidhur me trafikun e kanabisit, si dhe me arsyet pse autorët e krimeve të rënda në Durrës nuk janë arrestuar.

Akuza të forta, Koka ka bërë edhe ndaj Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, që sipas tij, po qeveris me arrogancë, pavarësisht se mori të gjitha votat e koalicionit.

Sipas Kokës, Dako po bën që tani fushatë klundër LSI-së.

Në këtë situatë, Ministri i LSI -së thotë hapur se është kundër vijimit të koalicionit me PS-në.

Ministri Koka tha se në Durrës, eksponentë të policisë, të lidhur me krimin, po bëhen gati të godasin kundërshtarët në zgjedhjet e Qershorit.

Kritikat e forta të Ministrit Koka vijnë vetëm pak ditë pas rezervave të shprehura nga një tjetër koleg i tij në LSI, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, duke bërë që të ngrihen shumë pikëpyetje, mbi vazhdimësinë e kësaj qeverie dhe këtij koalicioni.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form