Report TV - Ristani: A po e strehon Balilin kryebashkiaku i Tepelenës?

Report TV 2017-04-01

Views 0

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani në një deklaratë për mediat ka lëshuar akuza për mos arrestimin e Kelmend Balilit, ndërsa ka ngritur një akuzë teksa shtron pyetjen nëse i shumëkërkuari fshihet nga kryebashkiaku i Tepelenës, Termet Peci.

"Sot, në vend që të lozin topa djegësi me Balilin, le ti përgjigjen një pyetje të thjeshtë: A po strehohet Klement Balili në Tepelenë, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Termet Peci dhe nje shefi të PS-së në Tepelenë, Dino Selemi, aktualisht edhe drejtor i transportit të Gjirokastrës?" thotë ai.

Përsa i përket debatit në koalicion, Ristani shprehet se kanë nisur sherrin pas presionit të hapur ndërkombëtar për arrestimin e Kelmend Balilit dhe pasi u prishën për pazarin e ditës.

Share This Video


Download

  
Report form