Report TV - 'Komunikimi', Rama: 1 mld USD për rritjen e ekonomisë familjare

Report TV 2017-04-01

Views 0

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se plani kombëtar i qeverisë prej 1 miliard dollarë të cilat pritet të investohen tre vitet në vijim, do të ndihmojë ndjeshëm buxhetin familjar.

Përmes një videomesazhi në "Komunikimin javor", Rama ka folur për mbylljen e marrëveshjes me FMN e cila sipas rezultoi një histori suksesi.

"Ky program nënvizon MNF, e ka vendosur ekonominë shqiptare në rrugën e financave publike solide dhe stabilitetit financiar. Reformat janë të rëndësisë jetike për thithjen e investimeve dhe rritjen e ekonomisë.

Nga një rritje ekonomike 0% tre vite më parë, FMN thotë se rritja ekonomike pritet të arrijë 3.4% në vitin që lamë pas", tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se reformat kanë dhënë rezultatet e para në rritjen e ekonomisë së vendit, por ai pranoi se kjo nuk është ndjerë në buxhetin familjar. Rama tha se ekonomia familjare do rritet pasi qeveria të injektojë 1 miliard dollarë investime gjatë këtij viti.

Share This Video


Download

  
Report form