Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me marrjen e funksioneve mbi pyjet dhe kullotat, Bashkia e Tiranës ka nisur menjëherë punën për vënien në zbatim të projektit për monitorimin dhe kontrollin e fondit pyjor, i cili realizohet për herë të parë në Shqipëri dhe ka për qëllim raportimin në kohë reale nga salla operative të kundravajtjeve në pyje dhe të vatrave të zjarrit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, mori pjesë në përurimin e zyrave të Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave, që do të zbatojë projektin e monitorimit dhe kontrollit të fondit pyjor për zonën Kllojkë, Fag dhe Shëngjergj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-kulle-vrojtimi-ne-malin-e-dajtit-per-te-parandaluar-cdo-dem-ndaj-fondit-pyjor/