http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Biznesi ka denoncuar kontrollet e shpeshta dhe te pa koordinuara qe kryejnë inspektore te ndryshëm ne ambientet e tyre. Biznesmeni Gjergj Luca i cili sjell fakte se si ne biznesin e tij vijnë inspektore dhe vendosin penalitete te paargumentuara. Këto shqetësime biznesi i beri gjate një takimi, ku u diskutua per inspektimet online, me qellim shmangien e vizitave pa kriter tek sipërmarrësit. Inspektimi online ka për qellim qe biznesi te kontrollohet ne mënyre elektronike duke shmangur edhe korrupsionin e mundshëm gjate kontaktit me inspektoret. Ky projekt parashikon grumbullimin ne nje server qendror te te gjitha te dhënave qe posedojnë bizneset per produktet e tyre. Edhe qytetaret do te kenë akses per te kontrolluar cilësinë e mallit.