GJIROKASTËR-Një familjeje prej 4 anëtarësh në Gjirokastër u rrezikohet çdo ditë jeta nga demtimi i banesës.
Objekti monument kulture, që dikur shërbente si rezidencë diplomatike është lënë në harresë nga shteti.
Familja Qose bën apel për ndihmë, pasi në kushtet e varfërisë e ka të pamundur për të ndërhyrë në rikonstruksion e banesës.
Kryefamiljara e Florika Qose ka kërkuar ndihmë me anë të Report Tv, pasi ajo ka konsumuar të gjitha kërkesat e sajë në institucionet shtetërore, por që deri tani nuk ka përfituar asgje!
Ajo tregon tmerrin e të jetuarit në shtëpin e saj duke u përballur çdo ditë me vdekjen.
Të vetmen ndihmë që i ka ofruar bashkia kësaj famije është një mbështetje financiare prej 2600 lekësh në formë asistence sociale që sipas kryefamiljarës nuk mjaftojnë as për të paguar dritat.