http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e fundit të afatit për deklarimin e formularëve te vetingut nga njerëzit e drejtësisë, kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në akuza, duke i konsideruar gjyqtarët vrasës. Duke ju referuar edhe shortit për këshillin e Emërimeve në Drejtësi, shefi i qeverise, tha se rezistenca e gjyqtareve vijon, por procesi vetingut sipas tij, do të eliminoje nga sistemi, 50 % te tyre. Rama foli për gjyqtarë të korruptuar që marrin vendime në favor të njerëzve apo bizneseve, që i janë borxhlinj sistemit bankar dhe sipas tij, një fakt i tillë mban peng kreditimin e ekonomisë. Këto deklarata, kreu i qeverisë i bëri gjatë një takimi me sipërmarrës dhe përfaqësues të bankave të nivelit të dytë.