Tahiri: Lufta ndaj korrupsionit përgjigje ndaj të gjitha akuzave

RTV KLAN 2017-04-01

Views 0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë se lufta ndaj korrupsionit është përgjigja më e mirë për të gjithë akuzat që i drejtohen policisë. I pyetur nga gazetarët për akuzat e ish- ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, Tahiri përgjigjet duke përmendur shifra.

?Për të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar jemi shumë të vendosur për të luftuar korrupsionin. E papranueshme dhënia e ryshfetit për policinë. Policia po bën maksimumin, 39 të arrestuar vetëm në Janar janë prova më e mirë, kujtesa më e mirë për cilindo që nuk e kuptuar që luftën ndaj korrupsionit e kemi seriozisht?.

Në një aktivitete me punonjësit e policisë rrugore ministri Tahiri tha se uniformat blu nuk do të ndikohet nga politika për të përmbushur punën e tyre.

?Është kjo arsyeja pse ne kemi besuar vazhdimisht pse nuk mund të bëhet Policia as më e mirë, as më etike, as më korrekte, as më pak e korruptuar nëse Policinë e dikton pushteti politik. Është kjo arsyeja pse gati 3 mijë kolegë tuaj janë apo kanë qenë nën hetim penal ose disiplinor sepse kanë shkelur ligjin, janë korruptuar, kanë abuzuar me detyrën, sepse nuk u kanë shërbyer qytetarëve siç duhet?.

Tahiri tha se prej vitit 2013, afërsisht 3 mijë punonjës policie ishin proceduar penalisht apo administrativisht pasi kishin vepruar në kundërshtim me ligjin. / TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form