Ora News – Statusi i naftëtarëve, Mamo tërhiqet, në fuqi propozimi i qeverisë

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PDIU-së, nismëtari i draftit të statusit në naftëtarit, Omer Mamo u tërhoq nga propozimi i tij duke lënë në fuqi projektligjin paralel të qeverisë. Vendimi nuk u prit mirë nga kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda, ndërsa në Komisionet Parlamentare drafti u prezantua nga Ministri Klosi dhe zv/Ministrja Vjollca Braho.
Omer Mamo, deputeti i PDIU-së u tërhoq nga drafti i tij për statusin e naftëtarit, duke lënë propozimet e tij në draftin paralel të qeverisë që parashikon ulje të moshës së pensionit për 5 mijë punonjës të nëntokës.
Vokshi: Ju tërhiqeni nga nisma juaj për t?ia lënë qeverisë apo të tërhiqet qeveria që ne të kemi një draft? Se është abuzim me iniciativën tuaj.
Mamo: Unë vërtet jam nismëtar, jam modest për të gjitha këto që unë thashë, por kjo nisëm pa mbështetjen e qeverisë nuk mund të arrihet.
Vendimi i Mamos dhe njësimi i drafteve nuk është është pritur mirë nga kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda.
Doda: Nuk ka nevojë të vimë me drafte paralele sepse nuk është serioze sepse janë të dy pjesë të mazhorancës, të paktën kështu shpresojmë apo kështu e mendojmë deri tani.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/statusi-i-naftetareve-mamo-terhiqet-ne-fuqi-propozimi-i-qeverise/

Share This Video


Download

  
Report form