Report TV - PD: Pse s'flisni për akuzat? Lutaj: Po presim që të vizitohet Manjani

Report TV 2017-04-01

Views 0

Shkarkimi i Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe deklaratat e tij të forta më pas në drejtim të qeverisë kanë qenë temë e debatit në Komisionin e Ligjeve mes opozitës dhe shumicës.

Deputeti i PD, Halimi ka deklaruar se akuzat e Manjanit për Balilin, drogën dhe koncesionet janë të vërteta, pasi askush nga qeveria nuk i përgënjeshtroi.

"Akuzat për drogën, Balilin, kercenimet e gjyqtareve dhe koncesionet asnjë nga ministrat nuk i përgënjeshtroi.

Kjo tregon se të gjitha cfare tha Manjani janë të vërteta" tha ai.

Por nuk ka munguar përgjigja e deputetit të PS, Lutaj që u shpreh se do të presim vizitën mjekësore të Manjanit para reagimit pas akuzave të tij.

Deputeti tjetër i PS, Manja i kujtoi opozitës se nëse mbanë gjallë opozitarizmin me tezat e Manjanit, dita për të ardhur në pushtet do të jetë shumë e largët.

Përsa i përket vendimit të qeverisë për shkarkimin e funksionarit që u prek nga ligji i dekriminalizimit, që denoncoi dje Manjani, Dashamir Peza u shpreh se "nëse ministri ka pasur vërejtje për mbledhjen e shkarkimit të Elvis Rroshit, ta thoshte në 30 dhjetor dhe jo tani.

"Të paktën Ylli Manjani solli opozitën në komision se na merr malli ti shohim. Por vijnë këtu bëjnë megafonin e Manjanit të shkakrkuar" tha ai.

Komisioni kishte në rend ditë diskutimin për kandidaturat për Avokatin e Popullit, ndërsa opozita u largua.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS