Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqetësimet e qytetarëve mbi shërbimet e ofruara nga Posta Shqiptare, duket se nuk kanë të sosur. Emisioni ?BOOM? në RTV Ora News ka arritur të sigurojë denoncime të shumta të qytetarëve shqiptarë me banim në vende të ndryshme të botës që kanë probleme me mbërritjen e dërgesave në destinacion. ?BOOM? solli fakte konkrete edhe mbi mosrespektimin e orareve të shërbimeve nga ana e punonjësve të filialeve të Postës Shqiptare, kryesisht për shërbime si tërheqje pensioni, invaliditeti dhe leje lindje.
Posta Shqiptare ka shënuar një numër rekord denoncimesh në redaksinë e emisionit ?BOOM?.
Shqiptarë nga vende të ndryshme të botës kanë nisur pako dhe thonë se ato nuk kanë mbërritur tek të afërmit e tyre dhe dhe se nuk kanë asnjë përgjigje nga përgjigje nga Posta Shqiptare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-posta-ne-ngerc-pakot-nga-jashte-vonohen-me-muaj-te-tere/