Ora News – Totozani bën thirrje: Aplikoni për anëtarë të Vettingut deri në 9 shkurt

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Organet e reja të vettingut nuk mund të ngrihen para muajit prill-maj, kjo në përputhje me afatet kushtetuese. Pas skadimit të afatit nga presidenti është detyra e Avokatit të Popullit tashmë që të merret me ngritjen e tyre. Në fakt, në nenin C të Kushtetutës përcaktohet që Presidenti duhet të shpallë garën brenda 45 ditëve nga hyrja e Kushtetutës në fuqi.
Por Kushtetuta u miratua më 22 korrik dhe presidentit i skaduan afatet, duke i kaluar kompetenca Avokatit të Popullit për të organizuar procesin per Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Kolegjin të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerin Publik. Në ligjin për vetingun janë përcaktuar rrugët që do ndjekë Avokati i Popullit, sa i takon procesit të rivlerësimit ku thuhet se . ?Avokati i Popullit shpall menjëherë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit
Totozani: Dëshiroj të përsëris publikisht thirrjen për një pjesëmarrje sa më të gjërë të të gjithë qytetarëve shqiptarë brenda apo jashtë vendit, të cilët plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara në ligj, që të aplikojnë për vendet vakante për: Anëtarë të Komisionit, Gjyqtar të Kolegjit të Apelimit, si dhe Komisionerit Publik.
Gjithashtu thirrja bëhet në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Pasi të ketë hartuar listën me kandidatët, Avokati i Popullit ia kalon Kuvendit. Ky i fundit brënda 3 ditëve nga marrja e listës së kandidatëve miraton krijimin dhe përbërjen e një komisioni ad- hoc me gjashtë anëtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë midis shumicës dhe pakicës parlamentare, si dhe procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve dhe realizimin e procesit të votimit, sipas këtij neni dhe nenit 9 të këtij ligji.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/avokati-i-popullit-thirrje-per-aplikim-per-anetare-te-vettingut/

Share This Video


Download

  
Report form