Report TV - Nishani takon urgjent Llallën, Lu në kryeministri dhe tek Tahiri

Report TV 2017-04-01

Views 0

TIRANE-Pas akuzave që shkëmbyen me njëri-tjetrin Kryeprokurori dhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Presidenti Nishani ka thërritur në një takim urgjent Adriatik Llallën, ndërsa Donald Lu iu drejtua kryeminsitrisë e më pas ministrisë së Brendshme.

Një takim plot 30 minuta zgjati ai mes Nishanit me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla në Presidencë, ndërsa ai i Lu në kryeministri ka zgjatur plot 45 minuta. Mësohet se Rama ndodhet në Kosovë dhe Lu mund të jetë pritur nga zv/kryeministri Niko Peleshi.

Pas takimit në kryeministri, Lu iu drejtua ministrisë së Brendshme, ku qëndroi shumë shkurt.

Në qendër të diskutimit si në Presidencë, por edhe në Kryeministri ka qenë përplasja mes Llallës dhe Kryeprokurorit.

Donald Lu deklaroi sot se kryeprokurori Llalla dhe prokurorët kanë 18 muaj që shprehen kundër Reformës në Drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form