Lu: Llalla pengoi reformën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Donald Lu akuzon drejtpërdrejt Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për pengim te reformës në drejtësi.?Për më shumë se 18 muaj ai ka folur vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi. Në muajt nëntor dhe dhjetor u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e ILDKPKI-së, që është jetik për Vetting-un?Jo vetëm kaq, por ambasadori amerikan fajësoi kryeprokurorin se qëllimisht kishte dërguar vetëm 3 propozime në hedhjen e shortit për prokurorët që do të jenë pjesë e Këshillit të Emërimeve.?Prokurori i përgjithshëm dhunoi frymën e Kushtetutës duke dërguar vetëm 3 prokurorë për 3 pozicione??Duke thënë se javën e ardhshme mbërrin në Shqipëri Operacioni Monitorimit Ndërkombëtar, pjesë e të cilit do të jenë ekspertë amerikanë dhe nga BE, Donald Lu tha se askush nuk do i shpëtojë kontrollit. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë foli edhe ambasadorja Vlahutin, sipas të cilës shoqëria civile duhet të ketë një rol më të qenësishëm në reformën e drejtësisë.?Shqiptarët janë treguar skeptikë për reformën e drejtësisë. Në qoftë se do të vija 1 euro për çdo herë kur më kanë thënë se reforma nuk do të funksionojë, se do të bllokohej, unë do të kisha dhjetëra mijëra euro tani. Por u provua se ndryshimi është i mundur. Vettingu nis javën e ardhshme dhe kjo është pikënisja.?Ambasadori amerikan, me një gjuhë të drejtpërdrejtë deklaroi se njerëz të fuqishëm vijojnë përpjekjet të kontrollojnë sistemin. Por jo vetëm drejtësia gjendet nën kërcënimin direkt të politikanëve të korruptuar dhe krerëve të krimit. Për Donald Lu, edhe zgjedhjet e 18 qershorit, po përjetojnë të njëjtin fat. Në emër të OSBE-së, kreu i Prezencës në Tiranë, tha se ekspertët ndërkombëtarë janë në Shqipëri vetëm për të ndihmuar dhe këshilluar.?Kohët e fundit, është drejtuar gishti nga OSBE-ja për dështimin e procesit të reformës zgjedhore, por a i keni pyetur udhëheqësit tuaj përse reforma nuk ka ecur më përpara? Vërtet besoni se e vetmja mënyrë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme është futja e votimit dhe numërimit elektronik teknikisht të brishtë??Apelet e ambasadorëve kryesorë Tiranë, drejtuar klasës politike për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore, u bene ne nje aktivitet per rolin e shoqërisë civile ne demokraci.

Share This Video


Download

  
Report form