Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fermerët e Poshnjes në Bashkinë e Urës Vajgurore janë ankuar në Prefekturë për mosmarrjen e dëmshpërblimit nga përmbytjet e vitit 2015 prej vërshimit të Osumit. Fermerët thanë se dëmet kanë qenë të konsiderueshme dhe ndonëse u evidentuan, nuk u dëmshpërblyen nga shteti. Një grup punë u ngrit nga Prefekti Nasufi për të saktësuar situatën.
Një grup fermerësh të fshatit Hingë, njësia administrative Poshnje, në Urën Vajgurore janë ankuar në Prefekturën e Beratit pasi ngrenë pretendimin se nuk janë dëmshpërbyer për përmbytjen e vitit 2015.
Fermerët zhvilluan dhe një takim me prefektin Fadil Nasufi, të cilët i ngritën shqetësimin se nuk gjetën zgjidhje për dëmshpërblimin e merituar.
Në fillim të vitit 2015 tokat e fermerëve të Poshnjes e u përmbytën si pasojë e vërshimit të lumit Osum, por ndonëse kanë plotësuan dokumentacionet për të përfituar dëmshpërblimin, banorët thonë se nuk e kanë marrë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nuk-u-demshperblyen-per-permbytjen-e-2015-ankohen-tek-prefekti/