Report TV - Pas Llallës, Nishani pret dhe ambasadorin Donald Lu

Report TV 2017-04-01

Views 0

TIRANE- Deklaratat e forta mesditën e sotme nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ambasadori amerikan i SHBA-ve Donald Lu u shoqëruan me takime urgjente të befasishme me krerët e vendit.

Pas akuzave që shkëmbyen me njëri-tjetrin Kryeprokurori dhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Presidenti Nishani ka thërritur në një takim urgjent Adriatik Llallën, ndërsa Donald Lu iu drejtua kryeministrisë.

Një takim plot 30 minuta zgjati ai mes Nishanit me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla në Presidencë, ndërsa ai i Lu në kryeministri ka zgjatur plot 45 minuta.

Rreth orës 15:00, ambasadori amerikan Donald Lu ka kërkuar takim me Presidentin Bujar Nishani. Takim i cili është realizuar rreth orës 19:10 minuta të mbrëmjes së kësaj të enjte.

Zhvillimet e sotme vijnë pas përplasjes me deklarata plot akuza mes Llallës dhe Kryeprokurorit.

Share This Video


Download

  
Report form