Report TV - Shuarja e Dritëro Agollit, Spitali: Shkak sëmundja pulmonare kronike

Report TV 2017-04-01

Views 0

Spitali i Sanatoriumit ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli.

Alma Cani, shefe e reanimacionit në këtë spital, u shpreh se Agolli vuante nga një sëmundje pulmonare kronike si dhe ka pasur edhe probleme me zemrën.

"Dritëro Agolli u shtrua një javë më parë në Spital. Vuante nga një sëmundje pulmonare kronike si dhe nga probleme kardiake.

U asistua në mënyrë intensive. Pati asistencë respiratore për 2-3 ditë. Pas daljes nga asistenca respiratore situata u përkeqësua dhe pavarësisht ndihmës që iu ofrua, ai nuk mundi ta kalonte", u shpreh Alma Cani shefe e reanimacionit të Sanatoriumit "Shefqet Ndroqi", në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form