Ora News – Familja e Dritëro Agollit hap dyert e mortit, homazhe në shtëpi

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 17

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ëy/1s5j7UT

Ndarjen me shkrimtarin Dritero Agolli ish-ministri i Kulturës Limoz Dizdari ka zgjedhur ta bëjë përmes muzikës dhe vargjeve plot rimë të krijuara nga Dritëroi. Ai thotë se ndiehet krenar që ka qenë bashkëkohës i këtij njeriu sa të madh aq edhe të thjeshtë. Kanë qenë të shumtë të afërmit dhe dashamirësit që kanë kryer homazhe në shtëpinë e Agollit ndërsa ceremonia mortore zhvillohet të dielën në orën 15:00 në Tufinë.
Ish-ministër i kulturës, Limoz Dizdari zgjedh të ndahet kështu me shkrimtarin dhe mikun e tij Dritëro Agolli. Ndërsa kujton vargjet e tij nga një koncert i Butrintit.
Dizdari: Mbaj mend që këtë romancë e ka kënduar Mentor Xhemali në një koncert në Butrint dhe sa madhështor ishte duartrokitja e atij qyteti të lashtë. Meditim i përjetshëm i Dritëroit.
Dizdari e përshkruan shkëlqimin e shkrimtarit të madh përmes simbolikës së vetë emrit të tij.
Dizdari: Ai erdhi fare natyrshëm në jetë. Erdhi si një dritë në Devoll, Dritëroi si një dritë mbi kulturën kombëtare dhe iku në përjetësi duke lënë prapa një vepër që shkëlqen dhe ndrixhon.
Nga ana tjetër familjarë, miq e dashamiras të autorit të madh Dritëro Agolli kanë kryer sot homazhe në familjen e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/familja-e-dritero-agollit-hap-dyert-e-mortit-homazhe-ne-shtepi/

Share This Video


Download

  
Report form