Ora News – Sekuestrohen 2 ton marijuanë në detin Jon, në kërkim trafikantët shqiptarë

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ëy/1s5j7UT

Të paktën 2 ton marijuanë janë sekuestruar në detin Jon në një operacion të përbashkët antidrogë nga policia shqiptare, ajo greke dhe italiane.
Mediat greke shkruajnë se policia italiane mbrëmjen e djeshme njoftoi policine greke se nje avion i FRONTEX, ka pikasur nje gomone e cila pasi ka vene re se po ndiqej, ka ndryshuar kurs duke u drejtuar për në ujrat shqiptare, duke kaluar ne ishullin Othonos, Greqi.
Ne det dolën 5 skafe të policisë greke duke u koordinuar me një skuader snajperash speciale te policise kufitare greke dhe me koordinimin gjithashtu te avionit te FRONTEX. Sot në pasdite është arritur të pikaset sërish gomonia, drejtuesit e se ciles nisën të hedhin ne det pako te dyshimta.
Duke marrë leje nga autoritetet shqiptare skafet e policisë greke kanë hyrë në ujërat shqiptare duke ndjekur gomonen. Në ndihmë kanë ardhur skafet e policise italiane dhe ato shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestron-2-ton-marijuane-ne-detin-jon-ne-kerkim-trafikantet-shqiptare/

Share This Video


Download

  
Report form