Kanë nisur homazhet në Pallatin e Kongreseve në nderim të Dritëro Agollit, i ndarë nga jeta dy ditë më parë.
Familjarë, miq, të afërm dhe bashkëpunëtorë do t'i japin këtë të dielë lamtumirën e fundit shkrimtarit të madh.
Për organizimin e ceremonisë mortore, Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e Komisionit Shtetëror Bashkërendues të Punës.
Ministria e Kultures njoftoi se komisioni shtetëror i ngritur për organizimin e ceremonialit të homazheve ka vendosur që nderimet të kryhen për më shumë se tre orë, përpara se shkrimtari i madh të përcillet për në banesën e fundit.
Agolli u shua në moshën 85 vjeçare pas komplikacioneve në mushkri.
Patriarku i letrave shqipe prej 8 ditësh ishte shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi" pas rëndimit të shëndetit.