Korçë, dënimet me mbikëqyrje elektronike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbipopullimi në burgje mbetet një problem ndër vite, për këtë arsye Gjykata e rrethit Gjyqësor te Korçës ka filluar të caktoje dënime me mbikëqyrje elektronike. Po si funksionin ky lloj dënimi? Mbikëqyrja vendoset për personat me mase sigurie arrest shtëpie apo për ata te cilët lirohen me kusht. Kancelarit Esmerald Xhafaj tregon për Vizion Plus se kohët e ky lloj dënimi ka qenë në rritje. Sipas tij dy vitet e fundit, gjykata e Korçës ka dhënë 11 vendime me mbikëqyrje elektronike, ndërsa vetëm një të tille gjate këtij viti. Por Xhafaj shprehet se rritja e kërkesës për dhënien e vendimeve gjyqësore ku përfshihet mbikëqyrja elektronike, sjell si nevoje shtimin e njësive, pasi numri i tyre në të gjithë vendin nuk i kalon 100. Xhafaj shpjegon se aktualisht është ne proces tenderimi blerja e pajisjeve të mbikëqyrjes elektronike, me synimin për ta çuar ne 400 numrin total te këtyre njësive, çka do të lejoje edhe dhënien e me shume vendimeve të tilla.

Share This Video


Download

  
Report form