As PDIU, ashtu si FRD e Bamir Topit, nuk e ka marrë ende një ftesë për të dalë në koalicion me PS në zgjedhjet e 18 qershorit. Megjithatë Mesila Doda, ish-deputete e PD, e cila për herë të parë në këto zgjedhje parlamentare është në krah të Shpëtim Idrizit, thotë se kontaktet nuk mungojnë.