Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas Prokurorisë së Tiranës është edhe Komisioni i Medias kërkon dëshmitë e bordit të AMA-s lidhur me dhënien e licencave nga ky institucion. Propozimi erdhi nga anëtari demokrat, Luçiano Boçi dhe u mirëprit edhe nga anëtarët e tjerë të Komisionit të Medias.
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka propozuar që të bëhet një dëgjesë me përfaqësuesit e operatorëve lokalë të mediave audiovizive lidhur me pretendimet që këta të fundit kanë lidhur me dhënien e licencave.
Po ashtu Boçi propozoi që pas kësaj dëgjese të thirret për të raportuar edhe kryetari i AMA-s, Gentian Sala.
Boçi: E lamë që do bëhet një seancë e përbashkët midis përfaqësuesve të televizioneve lokale dhe përfaqësuesve të AMA për të bashkërenduar më pas dhe marrëveshjen. Ata e kërkojnë me shumë shpejtësi prandaj e solla në vëmendje të Komisionit. Koha e përcaktimit ndoshta mund të jetë e marta zoti Toçi, nuk kam asnjë kundërshti. Thjesht për ta pasur në vëmendje të Komisionit me qëllim që sëpari të kryejmë seancën dëgjimore me përfaqësuesit e televizioneve lokale dhe pastaj të bëjë dhe seancën dëgjimore në lidhje me proçedurën që AMA ka ndjekur për ndarjen e rrjeteve frekuencore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/licencat-deputeti-boci-kerkon-seance-degjimore-me-kreun-e-ama/