Vazhdon përplasja Presidencë – Ministri e Jashtme

RTV KLAN 2017-04-01

Views 0

Vazhdon përplasja mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme. Të hënën ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi në Komisionin e Jashtëm Parlamentar se kishte njoftuar zyrtarisht me një shkresë Presidentin e Republikës për votimin e Shqipërisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara për armët bërthamore.

Ndërsa Presidenca reagoi duke e quajtur të pavërtetë deklaratën. Por ministri jashtëm këmbënguli edhe sot duke mbajtur te njëjtën linje.

Pas kësaj deklarate, presidenca reagoi serish duke publikuar edhe protokollin e marrjes në dorëzim të përgjigjes së Ministrisë së Jashtme për kërkesën e Presidentit te Republikës.

Ky dokument vërteton se përgjigjja zyrtare i është dërguar Presidencës vetëm sot, pra me 7 shkurt, në orën 10.00.

Shkresa me numër protokolli 1662 është dorëzuar në Gardën e Republikës nga korrieri i Ministrisë së Jashtme, Julian Janaqi dhe pak minuta më vonë është marrë në dorëzim nga strukturat e protokollit të Institucionit të Presidentit.

Presidenti Bujar Nishani, në reagimin e tij shpreh keqardhjen për disinformimet e përsëritura e të pavërteta të Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ai thekson se nëse nuk do të ishte një çështje e rëndësishme e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor strategjik të Shqipërisë, si dhe vendet partnere në NATO, nuk do t?i kthente përgjigje disinformimit të radhës së Ministrit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form