TIRANE-Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) do të monitorojë procesin e zbatimit te Vettingut përmes ekspertëve që do vijnë nga SHBA dhe BE.
Të gjitha përfundimet do i kalojnë autoriteteve shqiptare. Kjo fazë e Vettingut do të ketë mbi kokë spanjollen Genoveva Ruiz Calavera, shefja e OMN, e cila nga Tirana përcolli mesazhin se cili është roli i saj dhe organizatës që ajo përfaqëson në Shqipëri.
?Pra më lejoni që të theksoj qartë që operacioni ndërkombëtar i monitorimit ka rol monitorues, por ai nuk merr vendime ekzekutive?.
Këtë e bëri të qartë që në nisje të konferencës për shtyp në Tiranë, shefja e OMN, Genoveva Ruiz Calavera.
Sipas shefes së OMN, Vettingu është përcaktuesi i qartë nëse Shqipërisë i çelen ose jo dyert e negociatave për anëtarësim në BE.
?Vettingu është procesi jetik për t?i hapur dyert Shqipërisë në çeljen e negociatave për anëtarësim?.