Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përkundrejt deklaratave të bëra nga shtabi i emergjencave civile, edhe rruga Bogë ? Qafë Thore është e bllokuar, ndërsa udhëtimi drejt pikës turistike të Tethit është i pamundur.
Bashkia Shkoder vijon të mos kryejë detyrimin që ka për hapjen e këtij segmenti rrugor, duke izoluar familjet që jetojnë atje, por në të njëjtën kohë duke u bërë pengesë për zhvillimin e turizmit. Banorët të gjendur në një situatë të vështirë deklarojnë se vetëm po gënjehen prej vitesh, prandaj me 18 qershor do të bojkotojnë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ata i kujtojnë autoriteteve se kanë shpenzuar miliona lekë për të ngritur bujtinat e për ta kthyer Thethin në epiqender te turizmit malor, por po përballen me indiferencën shtetërore për t?i shërbyer këtij komuniteti.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rruga-per-ne-thethin-turistik-ende-e-bllokuar-nga-debora/