Ora News – Tirana plan konkret veprimi mbi gjelbërimin e kryeqytetit

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës do të ketë shumë shpejt një plan konkret veprimi mbi mënyrën se si gjelbërohet qyteti në vitet në vijim.
Gjatë një takimi me përfaqësues të BERZH-it, ku u bë edhe prezantimi i metodologjisë dhe strategjisë së hartimit të këtij Plani, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se ky dokument do të ndihmojë në përcaktimin e përparësive të sfidave mjedisore të qytetit dhe projektet konkrete se si këto politika mjedisore do të zhvillohen në terren.
Ai vlerësoi faktin se Tirana është qyteti i parë në Ballkan që është përzgjedhur nga BERZH-i për të mbështetur një nismë të tillë, e cila ka si synim shtimin e gjelbërimit në qytet.
?Sapo kemi kaluar Planin e Përgjithshëm Vendor dhe e dimë ekzaktësisht se çfarë do të ndodhë, por është shumë e rëndësishme që këtë vizion ta përkthejmë në projekte të zbatueshme?. Çmimi i parkimit, përfundimi i terminaleve të autobusëve hyrëse të qytetit, ka bërë që sot të jemi në një situatë ku politikat po japin efekt dhe po kemi mbi 250.000 njerëz që përdorin transportin publik, krahasuar me 170.000 që përdorin transportin privat. Ne do donim që ta fuqizonim këtë trend, të arrinim në një kohë edhe më të shkurtër rezultatet që presim nga politikat tona mjedisore?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirana-plan-konkret-veprimi-mbi-gjelberimin-e-kryeqytetit/

Share This Video


Download

  
Report form