Interkonjeksioni me Kosovën, Gjiknuri i kërkon Hahn të ndërhyjë për ngërçin

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bllokimi nga Serbia i interkonjeksioniet Shqipëri-Kosovë, i është adresuar për zgjidhje Komisionerit për Zgjerim Johanes Hahn, nga Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri në minsiterialin e 6 vendeve të Ballkanit që po mbahet në Shkup. Kërkesa për ndërhyrjen e komisionerit është përforcuar edhe zv.ministri i zhvillimit ekonomik të Kosovës Gani Koci.
Shqipëria dhe Kosova kërkojnë ndërhyrjen e Komisionerit për Zgjerim Johanes Hahn për zgjidhjen e ngërçit me interkonjeksionin 400 kv. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Gani Koci ngritën shqetësimin në ministerialin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Skup.
Gjiknuri: Ju e dini që Kosova dhe Shqipëria kanë ndërtuar një linjë interkonjeksioni, por për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, kjo linjë nuk është vënë në funksion dhe kjo mund të ndikojë edhe për shumë investime në të ardhmen. I kërkojmë komisionerit dhe institucioneve të përfshira të ndërhyrjnë për të gjetur një zgjidhje. Është një kontribut për të gjitha vendet e rajonit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/interkonjeksioni-me-kosoven-gjiknuri-i-kerkon-hahn-te-nderhyje-per-ngercin/

Share This Video


Download

  
Report form