Report TV - Krim pasioni në Fier! I riu vret të dashurën më pas veten

Report TV 2017-04-25

Views 5

FIER-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Fier, ku një 32-vjeçar ka vrarë me pistoletë të dashurën dhe më pas ka qëlluar veten me një plumb në kokë.

Dy të rinjtë janë gjetur të pajetë në një makinë tip Fuoristradë me targë AA 939 OY, në afërsi të fshatit Shën Pjetër, në aksin rrugor Fier Hoxharë.

Informacione nga policia bëjnë me dije se të rinjtë që kanë humbur jetën janë Ermira Arapi 29 vjeçe banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje dhe Drini Derveni 32 vjeç banues në Fier.

Burime për Report Tv mësojnë se dy të rinjtë ishin të martuar me persona të tjerë, ndërsa bashkë kishin një lidhje jashtëmartesore.

Ermira Arapi ishte nga Lushnja, por e martuar në Fier dhe kishte një vajzë, ndërsa Drini Derveni ishte nga Fieri.

Por duke parë rrethana, policia nuk përjashton edhe mundësinë që viktimat të jenë ekzekutuar nga një person i tretë, i cili më pas mund të ketë manipuluar provat për t'u dukur si vetëvrasje.

Hetimet janë ende në fazë fillestare ndaj dhe veprimet e mëtejshme do të zbardhin plotësisht këtë ngjarje të rëndë.

Share This Video


Download

  
Report form