Ora News – Grabitja, Tahiri: Policia të gjejë dështuesit në bankë dhe SHPSF

Ora News Lajme 2017-04-25

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në aksin Tiranë ? Rinas ku persona ende të paidentifikuar grabitën nën kërcwnimin e armëve një shumë të konsiderueshme parash, të një banke të nivelit të dyte, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri akuzoi nga Elbasani, ku po zhvillonte një takim me studentë, kompanitë private të sigurimit, të cilat sipas tij nuk garantojnë minimumin e sigurisë

Tahiri: Dje ndodhi një ngjarje kriminale e cila është shqetësuese për mua, për ne, besoj jo pak për shoqërinë. Ngjarja e djeshme është shembulli më i mirë apo pasqyra më e qartë si dështojnë të gjitha hallkat paraprake që duhet të garantojnë siguri, përpara se çështja të shkojë tek Policia. U grabit një furgon që supozohej se transportonte në mënyrë të sigurt paratë e një banke. Ka disa përgjegjës. Por është e pakonceptueshme për mua që bankat të tolerojnë transportin e vlerave të mëdha monetare pa asnjë rregull sigurie. Me zero siguri. Ashtu siç është e pakonceptueshme për mua që transporti i vlerave të mëdha monetare të mbetet në fatin e disa njerëzve që punojnë në një Polici Private duke u paguar me 18.000L (ose 180 mijë të vjetra) ? dhe këta supozohet të ruajnë miliona euro.
Kjo ngjarje nuk do ndodhte nëse banka do merrte masat minimale për transportin e miliona eurove. Kjo ngjarje nuk do ndodhte në qoftë se policia private do të kishte masat minimale për të transpurtuar milioan euro të tilla ngjarje nuk do të ndodhnin fare në Republikën e Shqipërisë në qoftë se bankat dhe policitë private do merrnin masat minimale për të mos ndodhur të tilla ngjarje.Cili qytetar në Republikën e Shqipërisë skllav merr 200 mijë lekë të vjetra? Unë nuk pretendoj apo presupozoj që të kthehet në një hero duke ruajtur paratë e një banke. Askush. Policia sigurisht do marrë të gjitha masat për të gjetur përgjegjësinë, për këdo ka dështuar për detyrën në bankë apo në policinë private.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitja-tahiri-policia-te-gjeje-deshtuesit-ne-banke-dhe-shpsf/

Share This Video


Download

  
Report form