Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një kapitull i ri në raport me të shkuarën komuniste do të nisë me dekodifikimin e dosjes së shkrimtares disidente Musine Kokalari.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në konferencën e zhvilluar në 100-vjetorin e lindjes së Kokalarit, në Bibliotekën Kombëtare.
Rama: Dosja e Musine Kokalarit do të jetë e para që do të hapi një histori të re që do të hedhë dritë mbi faktet tragjike të së shkuarës, të shqyrtimit të të gjithë dokumenteve dhe të njohjes me të gjithë personazhet që deri më sot i kanë ikur dritës së të shkuarës dhe shumë shpesh na janë shfaqur me dy gishtat lart përballë prozhetorëve të të sotmes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-me-dosjen-e-musine-kokalarin-nis-nje-kapitull-i-ri/