DURRËS- Ndërtohen 5 laboratorë të rinj në shkollën profesionale "Hysen Çela", në Durrës, ku tashmë ka tre vjet që është hapur edhe dega e detarisë.
Kjo shkollë përgatit nxënës si marinar i kualifikuar ku më pas ju hap rrugën për tu bërë kapiten anije dhe inxhinier oval.
Gjatë inaugurimit të 5 laboratorëve ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi është shprehur se transformimi i saj nga një shkolle hoteleri turizmi drejt ekonomisë detare, e ka shndërruar atë në një shkollë preferenciale.
Gjatë vitit akademik 2016 ? 2017 janë regjistruar 450 nxënës të rinj, çka ka bërë që zgjerimi i hapësirave në këtë shkollë të jetë i domosdoshëm.