Policia e Shtetit po zhvillon një operacion masiv për kapjen e autoreve te grabitjes së shumës monetare 3.2 mln $ të bankës në rrugën e Rinasit.
Operacioni masiv nga ajri dhe toka nga forcat e RENEA, FNSH dhe Policisë së Tiranës.
Operacioni po zhvillohet në zonën e Prezës dhe Vorës, pasi policia ka informacione se autorët janë fshehur në atë zonë.
Pak ditë më parë një grup i armatosur arriti që të grabiste dy blinda të policisë private që po transportonin 3.2 mln $ të një banke të nivelit të dytë.
Deri tani është vetëm një person nga Lushnja i ndaluar për ngjarjen.